Përmes një komunikate për media, BDI, kanë thënë se MPB dhe Prokurororia duhet t’i marrë në pyetje Mexhitin dhe Taravarin në lidhje me lirimin e Blerim Ramadanit, shkruan Alsat.
BDI, kanë thënë se ata duhet të mbahen përgjegjës për këtë, sepse sipas tyre, me postime lavdëruese në profilet e tyre në Facebook, nxituan t’i marrin meritat për “lirimin” e ish ushtarit të UÇK-së.“Me postime lavdëruese në profilet e tyre në Facebook, xhentëllmeni dhe ndërtuesi sipërmarrës Izet Mexhiti dhe doktor % Arben Taravari, nxituan t’i marrin meritat për “lirimin” e ish ushtarit të UÇK-së. MPB dhe Prokurororia duhet t’i marrë në pyetje dhe t’i mban të përgjegjshëm për rolin e tyre në “lirimin” e Ramadanit! A pajtohen në veçanti Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku, me VMRO DPMNE që gjykatësi Pajazit Pajaziti është përgjegjës për ikjen? A po konsiderojnë atë përgjegjesi ka MPB si në gjithë botën? Si e komentojnë Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku vendimin e Gjykatës Supreme që rrezikon të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të ekstradohen në Serbi? Mungesa e legjitimitetit zgjedhor që rrjedh nga vullneti i popullit të bën të preferuar të VMRO-së, por të lë të pafuqishëm dhe të bën veçse shërbëtor, hyzmeçar, pa pikë dinjiteti”, thuhet në komunikatën e BDI-së!