Aleanca për Shqiptarët u takon atyre që BDI-në e çuan në opozitë..

Në pritje të vendimit të Apelit për atë se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët, Selës apo Taravarit, në rrjetet sociale janë ndezur debatet nga aktivistët.

Për këtë çështje sot është pyetur edhe Bujare Abazi, nga ASH-ja krahu i Taravarit. Ajo tha se nga aspekti etik, Aleanca për Shqiptarët i takon atyre që e çuan BDI-në në opozitë.

Nëse flasim në aspektin etik se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët, unë do të thoja se Aleanca për Shqiptarët u takon atyre që ju përmbajtën idesë për çka fillimisht u formua si parti e tillë dhe i shtynë idealet deri në momentin kur ne BDI-në e dërguam në opozitë”, tha zonja Abazi.