
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, mbërriti sot në qytetin egjiptian El Alamein, si pjesë e një turi që synon të bindë palët në konflikt në Rripin e Gazës që të pranojnë një armëpushim të shoqëruar me një shkëmbim pengjesh izraelitë për të burgosur palestinezë.
Kreu i diplomacisë amerikane mbërriti direkt nga Tel Avivi, ku foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas Blinken, Netanyahu konfirmoi se “Izraeli pranon planin e kompromisit” për një armëpushim të paraqitur javën e kaluar nga Uashingtoni.
Sekretari amerikan i Shtetit i bëri thirrje lëvizjes islamike palestineze “Hamas” që “të bëjë të njëjtën gjë”.
Blinken pritet të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe ministrin e Jashtëm Badr Abdelati.