Sot dy vjetë pa Nënën time Sadrije!Kujtimi për të nuk po më ndihmon e as ngushëllon !!!

E kam lexuar dhe mësuar që në fëmiri se, emri Nënë është i madh sa edhe vet jeta, por tash dy vite pa Nënën, edhe praktikisht kuptova se jeta pa të qenka e rëndë dhe krejt gjysmake !
Si ta kaloj gjysmën e pjesës tjetër të jetës pa Nënën time? ma thuani përvojën tuaj o njerëz të mirë që keni kaluar këtë fatkeqësi para meje, më tregoni diçka më shumë ju lutëm ngase po ndihëm sikur më iku pa prezencën time atë ditë kur do duhëj kërkuar dhe të mi fal mëkatet pse nuk bëra aq sa u dashka të bëhët për Nënën, për ditët e pleqërisë saj të rëndë.
Dy vite vite pa ty, dy jetë, dy shekuj me mall që s’shuhet. Nuk mjaftojnë kujtimet, nuk mjaftojnë fotografitë. Nuk mjafton të paramendoj si kaqenë kur ke qenë këtu. Zërin ta kam harruar e sa herë të përmendi kot mundohem me kujtu. Sa më e mirë paska qenë bota kur ke qenë ti këtu. Kam menduar që gjithmonë kam me t’pas…Veç edhe një herë po të mundja të t’përqafoj e me të thënë krejt çfarë kam dashur”
Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të 2 të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre”

Shkroi:G.Dauti