
Real Madrid është ndalur nga Mallorca në ndeshjen e parë të La Ligas.
Reali dhe Mallorca barazuan me rezultat 1-1.
Për mbretërit realizoi Rodrygo në minutën e 13-të të ndeshjes.
Golin e barazimit e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 53-të të ndeshjes.
Ylli i Kosovës bëri një paraqitje spektakolare në këtë sfidë.
Për Realin ishte ndeshja e parë e Mbappes në La Liga.