LSDM: U takuan Arsovska dhe Mickoski, të cilët e shkatërruan qytetin e Shkupit

LSDM ka reaguar për takimin e sotëm të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska dhe kryeministin Hrisijan Mickoski, siç thanë ata për kaosin me Ndërmarrjet Publike në Shkup.

Nga LSDM thonë se Arsovska dhe Mickoski u bashkuan për interesa personale e jo për të gjetur zgjidhje.

Reagimi i plotë:

Është mirë që më në fund u bë një takim Mickoski-Arsovska, më në fund qytetarët mund t’i shohin ata që e rrënuan Shkupin në një vend.

Ata shpresojnë, siç thonë ata, që në këtë takim të jetë biseduar edhe për ndarjen e mjaltit që përfundimisht të ndalojnë bllokimin e njëri-tjetrit dhe shkatërrimin e Shkupit.

“Arsovska, Mickoski dhe Perinski të dalin së bashku në një konferencë për media dhe të thonë se çfarë planifikojnë të bëjnë për problemet me mbeturinat, autobusët dhe gjithë rrëmujën në të cilën po zhytet qyteti, në vend që të bëjnë njoftime boshe dhe t’i zhgënjej Shkupi.

LSDM me vite ka paralajmëruar se marrëveshjet e dështuara dhe interesat afariste janë arsyeja e vetme pse Mickoski dhe Arsovska u grindën”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Tani, siç vlerësojnë nga LSDM-ja, kanë pasur mundësinë që përfundimisht t’i tejkalojnë keqkuptimet dhe në këtë periudhë të shkurtër që mbetet deri në zgjedhjet lokale të përmirësojnë sado pak situatën.

“Por siç duket, sipas asaj që ka bërë të ditur Qeveria, as tani nuk kanë arritur të pajtohen për interesat e tyre, kështu që Shkupianët do të jenë sërish viktima”, shtuan nga partia opozitare.