JAVA 2 | STRUGA TRIM LUM – BESA 1:0

Struga Trim Lum në kuadër të xhiros së dytë u përballë me Besën e Dobërdollit. Kampionët tanë shënuan edhe një fitore tjetër, duke u bërë skuadra e vetme që pas dy xhirove të para numëron pikët e plota…

Ndeshja e dytë, fitorja e dytë në kampionatin e ri në Ligën e Parë, aty ku kryesojmë renditjen me pikë të plota. Njëjta sikurse javën e shkuar, edhe këtë herë para publikut tonë regjistruam fitore minimale 1:0, këtë herë ndaj Besës së Dobërdollit.

Fitorja erdhi sërish në pjesën e dytë, mirëpo këtë herë që në fazën e hershme, me autorë Sava Radiç.

Fillimi i takimit doli të jetë i qetë, pa shumë raste shënimi, derisa goditjen e parë në drejtim të portës kundërshtare e regjistrojmë në minutën e 26-të, kur Hogan Ukpa tentoi nga distanca, mirëpo vetëm drejt në duart e portierit kundërshtarë.

I njëjti futbollistë u shfaq i rrezikshëm vetëm edhe dy minuta më vonë, duke vënë në mjaft vështirësi kësaj rradhe portierin mysafir, që duheshe të grushtoj topin, për të pastruar rrezikun.

Në minutën e 36-të, në  skenë doli kapiteni Bunjamin Shabani që provoi me një goditje volej, por pa arritur finalizimin e duhur, derisa fare në fund të pjesës së parë me anë të Bassirou Compaores dhe Kire Ristevskit tentuam sërish, mirëpo pa arritur të shënojmë.

Atë që nuk e bëmë për gjatë 45 minutave të para, e bëmë vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë. Shabani harkoi në shtyllën e dytë deri te Compaore, i cili riktheu topin brenda 5 metërshit të portierit kubdërshtarë, aty ku nuk fali Sava Radiç, që shënoi për 1:0.

10 minuta më vonë portën kundërshtare e rrezikoi edhe Bekim Kamberi, që sot luajti si titullarë, mirëpo pa arritur të gjejë trekëndëshin e portës kundërshtare.

Të njëjtën nuk arriti ta gjejë edhe Bunjamin Shabani në aksionin e rradhës, kur pranoi një top nga Compaore brenda zonës kundërshtare. Sulmuesi ynë mjaft mirë kishte depërtuar nga krahu i djathtë, duke u liruar nga kundërshtari i tij, mirëpo goditja e Shabanit nuk doli të jetë e saktë.

Vazhdimi i ndeshjes nuk prodhoi raste serioze për gol, ashtu që në fund regjistruam fitoren e dytë të këtij edicioni, duke qëndruar në pozitën e parë të vetmuar me 6 pikë të plota.

Fundjavën që vjen do të jemi mysafir të Rabotniçkit në Shkup.

_______________________________________________________________________________________________________________

LPFMV – Java 2

STRUGA TRIM LUM – BESA DOBËRDOLL 1:0

Autorë i golit: Sava Radiç 48’

Stadiumi i qytetit: Strugë

Shikues: 1000

Arbitër kryesor: Stojan Trpçevski

Ndihmës: Kushtrim Lika – Davor Cvetanoski, arbitër i katërt Aleksandar Grujoski

Kartonë të verdhë: S. Radiç, B. Shabani, B.Krivanjeva, B. Kamberi, B. Ilievski, L. Kehinde (Struga Trim Lum) – G. Siljanovski, O. Rakipi, F.