
Në Ohër është mbajtur ceremonia qendrore me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Presidentja Siljanovska, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emëroi gjeneralmajorin Sashko Lafçinski për shef të Shtatmadhorisë së Armatës, funksion që në dy mandatet e fundit e mbante gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski.
Në ceremoninë e sotme morën pjesë krerët më të lartë shtetëror, presidentja dhe komandant suprem i Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, ministra në Qeveri, deputetë, mysafirë nga kori ushtarako-diplomatik, komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjenerali Gregori Najt, ish ministra të mbrojtjes dhe shefa të Shtatmadhorisë dhe të ftuar të tjerë nga jeta shoqërore.