Liga e parë e futbollit – Takime të “zjarrta” në Shtip dhe Strugë

Java e dytë e sezonit 2024/2025 në Ligën e Parë të futbollit vendor sjellë tre përballje interesante pasi takohen  Gostivari – FC Shkupi, Struga TL – Besa dhe Shkëndija – Rabotniçki. Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën në ora 17:00.

Ndeshja më e rëndësishme e javës së dytë midis Gostivarit dhe Shkupit zhvillohet në stadiumin e qytetit në Shtip. Dy skuadrat të cilat kanë pretendime të larta për kreun e tabelës premtojnë lojë të mirë dhe fitore.

“Me Shkupin na prêt një ndeshje e vështirë sepse është një ekip cilësorë dhe ka  pretendimet e veta. Po ashtu edhe ne kemi bërë një ekip shumë të forte konkurrues këtë sezon dhe besoj në rezultat pozitiv dhe fitore“, deklaroi Mevlan Murati nga KF Gostivari.

“Të dielën e kemi ndeshjen kundër Gostivarit, ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht. Atmosfera në ekip është e mirë edhe pse në ndeshjen e parë nuk e morëm rezultatin që e dëshiruam, por përsëri ne vazhdojmë përpara dhe shpresojmë që në Shtip ta fitojmë ndeshjen dhe të kthehemi me tre pikët”, Artan Iljazi, Kapiten i FC Shkupit.

Kampioni në fuqi Struga Trim Lum edhe në xhiron e dytë është nikoqire, kësaj radhe takohet me ekipin Besa të Dobërdollit.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dy skuadrat, të cilët pretendojnë se do të korrin fitore.

“Kemi respekt për ekipin e Besës pasi në radhët e veta kanë futbollist cilësor dhe me përvojë të cilët e njohin ligën mirë. Mirëpo ne jemi përgatitur maksimalisht pas fitores me Tikveshin shpresojmë që përsëri të bëjmë maksimumin të marrim tre pik dhe të vazhdojmë tutje”, deklaroi Bujamin Shabani, Kapiten i Struga TL.

“Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për ne. Normalisht se do të jetë ndeshje shumë e vështirë, sepse jemi mysafire e një kundërshtari që vitin e kaluar u shpall kampion. Por jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, duhet të japim maksimumin, të jemi të fokusuar gjatë gjithë ndeshjes dhe të mundohemi të nxjerrim rezultat sa më pozitiv kundër Strugës”, u shpreh Remzifaik Selmani – Futbollist i KF BESA.

Skuadra e Shkëndijës pas fitores kundër ekipit Besa në javën e parë të sezonit, të dielën para tifozëve vendas përballet me Rabotniçkin. Për “tetovarët” opsioni i vetëm mbetet fitorja.

Në ndeshjet e tjera takohen: Sileksi – AP Brera, Tikveshi – Voska Sport dhe Vardari –  Pelisteri. Të gjitha ndeshjet  luhen të dielën me fillim në ora  17:00, pos ndeshjes  Vardari – Pelisteri që fillon në ora 20:00. /tvklan.mk