Një person është vrarë në një dasmë në fshatin Bibaj në Ferizaj.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar majori Qazim Reka.
“Është vrarë një person në oborrin një salle dasmash në Ferizaj, përkatësisht në Bibaj”, tha shkurt ai.
Kushtrim Hodaj, kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e ndodhur në Ferizaj është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.
Ai ka njoftuar se ekipet e IPK-së janë mobilizuar dhe janë nisur për në vendngjarje për të hetuar rastin.
Ai për Gazetën Express tha se dyshohet se vrasja është kryer me një armë jo zyrtare.
“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje për të parë rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Hodaj.