
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Ivan Anushiq, konfirmoi zyrtarisht futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, datën e fillimit dhe kohëzgjatjen e trajnimit.
“Do të zgjasë dy muaj, do të fillojë më 1 janar 2025”, ka thënë Anushiq.
Ai konfirmoi gjithashtu se ushtarëve dhe oficerëve janë rritur pagat dhe se janë përmirësuar të drejtat e tyre materiale, si dhe vlerësoi modernizimin e Forcave të Armatosura.
“Nuk ka vend për kursime në modernizimin dhe pajisjen e Forcave të Armatosura – ky është qëndrimi i Qeverisë dhe i politikës, sepse rrethanat e sigurisë në të cilat ndodhemi nuk na lejojnë të kursejmë për këtë”, tha ai për RTL.