Bashkimi Demokratik për Integrim ka thënë se ka dështuar plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup.
“Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vasalët e të preferuar të VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar. Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për “lirimin” e tij”, thekson BDI.
BDI në një komunikatë thekson se ‘mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeqarëve në qeveri po i rrezikon ish ushtarët e UÇKsë, ndërsa po i lë shqiptarët jetim dhe të poshtëruar vetëm për hir të koltuqeve të hyzmeqarëve. Poshtërimi i shqiptarëve është alarmant dhe skandaloz’.
“Vasalen-ët po na turpërojnë edhe përpara Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë dhunimin e Presidentes Osmani dhe arrestimin e Blerim Ramadanit, të gjitha me urdhër të drejtpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia”, thekson BDI.