Transparenca mesatare aktive e minsitrive, e Qeverisë dhe komunave këtë vit është përmirësuar për 4% në raport me vitin e kaluar, tregon Indeksi i transparencës active pë vitin 2024 të cilin e përpunon Qendra për Komunikime Qytetare.
“Transparenca aktive e minsitrive dhe Qeverisë është 86 për qind, ndërsa e komunave 79 për qind. Lidhur me vitin e kalaur, tek minsitritë ka përparim, ndërsa komunat janë përmirësuar për 5 për qind.”, thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare.
Megjithatë përskaj rritjes mesatare për 4%, institucioni i Qeverisë ka shënuar një rënie të transparencës active. Përderisa në vitin 2023 ka pasur 100% transparencë, në vitin 2024 transparenca aktive e Qeverisë numëron 87%. Nga institucionet qeveritare, transparencë aktive maksimale prej 100 për qind ka ruajtur vetëm Ministria e Mbrojtjes, e cila, siç theksojnë nga QKQ, për të katërtin vit me radhë i publikon të gjitha informatat e parapara nga transparenca active, Ministria më pak transparente është ranguar Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive me 60.9%.
Sa i përket komunave, për herë të parë, pesë komuna, Berova, Manastiri, Vallandova, Kavadari dhe Kërçova kanë realizuar 100 për qind transparencë aktive. Ndërkohë më pak transparente llogariten komuna e Sopishtes dhe Llozovës, me 33.3%, respektivisht 29%. Mes rajoneve, Rajoni lindor e ka ruajtur dhe madje e ka përmirësuar pozitën prej lideri në raport me rajonet e tjera (me 88 për qind transparencë aktive). Indeksi tregon se më së paku informata minsitritë publikojnë për kompetencat e veta (78 për qind nga 100 për qind të mundshëm), ndërsa komunat për financat (67 për qind nga 100 për qind të mundshëm). RTVM2