Humbi jetën i riu 22 vjeç nga Kërçova

MPB bën me dije se herët në mëngjesin e sotëm në ora 01:50 në stacionin policor të Kërçovës është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Kërçovës i drejtuar nga S.A.(22). nga fshati Tuin, Kërçovë, ka dalur nga rruga.

Nga aksidenti 22 vjeçari ka marë lëndime të rënda. Ai është dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” në Shkup, ku më pas ka ndërruar jetë.