Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike ndaj policit K.S. – zyrtar policor në stacionin policor Bit Pazar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se dyshimit se ka kryer veprën penale “abuzim me keqpërdorim të pozitës” nga neni 189 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Me datë 31.07.2024 rreth orës 22:30 në Bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, i akuzuari ka kryer kontroll në komunikacion dhe ka keqpërdorur pozitën e tij në atë mënyrë që pasi ka ndaluar veturën me sinjalizimin policor, automjeti dhe e ka prekur shoferen në trup.
Departamenti i Mbikëqyrjes të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale ndaj punonjësit të policisë K.S. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të nxjerrë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.