
Një 43-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë nga policia në qendrën sportive ekreative Saraj afër Shkupit, kumtoi MPB.
“Sot (14.08.2024) rreth orës 01:20 minuta në Qendrën Sportive dhe Rekreative Saraj, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë gjetur të ndjerin I.XH (43) nga Shkupi, theksojnë nga ga MPB.
Një mjek nga Ndihma urgjente mjekësore e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.