Hamasi lëshoi sot dy raketa drejt Tel Avivit, e para në muajt e fundit, pasi sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës vranë të paktën 19 palestinezë, përpara rifillimit të pritshëm të bisedimeve të armëpushimit të enjten.
Nuk ka raportime për viktima në Izrael, raporton timesofisrael.
Dy raketa u hodhën nga Gaza, njoftoi ushtria izraelite. Njëra ra në det dhe tjetra nuk arriti në territorin izraelit.
Krahu ushtarak i Hamasit tha se “ne bombarduam qytetin e Tel Avivit dhe periferitë e tij me dy raketa M90 në përgjigje të masakrës sioniste tek civilët dhe zhvendosjes së qëllimshme të popullit tonë”.
Hamasi për herë të fundit kur kishte sulmuar territoret izraelite ishte muaji maj.
Ushtria izraelite ka njoftuar se Xhihadi Islamik dhe Hamasi po luftojnë në disa zona të Gazës.
Ushtria izraelite njoftoi se vrau militantë palestinezë dhe shkatërroi strukturat ushtarake në Khan Yunis, gjeti armë dhe eksplozivë në Rafah dhe goditi raketahedhës dhe pozicione snajperësh në Gaza qendrore.