Një aeroplan pasagjerësh nga linja ajrore Voepass me 62 persona është rrëzuar në Sao Paulo të Brazilit.
Trupat lokale të zjarrfikësve kanë njoftuar se aeroplani është rrëzuar në qytetin e Vinhedos, pa dhënë detaje të tjera.
Pamjet e transmetuara treguan një zonë të madhe në zjarr dhe tym që dukej se dilte nga trupi i një aeroplani, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, pamjet shtesë treguan aeroplanin duke rënë me shpejtësi drejt tokës.
Voepass tha se nuk ka ende një përditësim nëse ka pasur viktima apo lëndime.
Ndryshe, aeroplani ATR-72 thuhet se po udhëtonte nga Cascavel në shtetin e Paranës për në Guarulhos në shtetin Sao Paolo.
“Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti apo situata aktuale e njerëzve në bord”, ka deklaruar linja ajrore.