Dy shqiptarë janë arrestuar në fshatin Veleshtë të Strugës. Mësohet se A.O 21 vjeç dhe L.B 25 vjeç të dy nga Librazhdi, kanë kryer disa herë veprën penale të vjedhjes. Shqiptarët dyshohet se kanë kryer vjedhje të shumta në zonë.
“Ata dyshohen se kanë kryer vjedhje të shumta dhe vjedhje të rënda në zonë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.