Çmimet e shërbimeve hotelerike në korrik të vitit 2024 në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, janë rritur për 4,8 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelerike për periudhën janar-korrik të vitit 2024, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, është rritur për 5,6 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2023 ka rritje prej 2,4 për qind.
Çmimet e shërbimeve hotelerike në korrik, sërish në krahasim me qershorin e vitit 2024, kanë mbetur në nivel të njejtë.