
Sot (03.08.2024) rreth orës 13:00, në vendkalimin kufitar Bogorodicë në dalje nga RMV, policia e Maqedonisë ka priviar nga liria personin E.A (44) nga Republika e Kosovës.
E.A. ishte në kërkim me urdhër ndërkombëtar nga Interpol, Tiranë – Shqipëri për veprën penale “Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike”. E.A. është mbajtur për procedime të mëtejshme.