Incidenti me presidenten Osmani, Ahmeti: Veprim skandaloz nga vazalët dhe ata që s’kanë turp të shkelin mbi popullin e vet!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar pas incidentit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit.

Ahmeti në faqen e tij në Facebook shkruan se dënon veprimin skandaloz ndaj presidentes Osmani, teksa shton se vazalët shkëlin mbi popullin e vet me këto veprime që janë për turp.

Reagimi i plotë:

E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.

Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë.

Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë. /tvklan.mk