Një 50-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në Policinë e Tetovës një 32-vjeçar pashtu nga Tetova, pasi pretendon se e ka mashtruar me 23 mijë euro, duke i shitur pronë kinse në emrin e tij. 50-vjeçari ka mësuar se prona e blerë, është e një pronari tjetër, transmeton TV21.
“Më 30.07.2024 në ora 16.00 në SPB Tetovë, një mashkull i moshës 50-vjçare nga një fshat i Tetovës, ka denoncuar se është mashtruar nga H.I.(32) nga Tetova në vlerë prej 23.000 euro. Sipas së denoncuarës, gjatë shkurtit H.I. e ka mashtruar dhe me të ka arritur marrëveshje për blerje të pronës në Tetovë, kurse ka qenë në pronë të personave të tjerë. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.