Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se sot ka ndodhur një aksident në Gostivar, në të cilën ka humbur jetën një person.
Më datë 31.07.2024 në ora 02.10 në DPB-Gostivar është raportuar se personi B.Z (44) nga Negotina e Gostivarit, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve ,,Ford” me targa të Gostivarit, është sëmurë në rrugën ,,Llazar Lazarevski” dhe ka humbur kontrollin ndaj veturës së tij dhe ka goditur një automjet të parkuar ,,Nissan” me targa të Gostivarit, të parkuar nga personi A.S (62) nga Gostivari. Ai është transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku nga ana e mjekut ka konstatuar vdekjen. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa në vendin e ngjarjes këqyrje kanë kryer ekipi i DPB-Gostivar”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë”.