Ka filma që nuk janë kryevepra, por përmbajnë një skenë, një skenë të vetme, të destinuar për të qëndruar me ju për një kohë të gjatë. Ky është rasti i “Mister Morgan”, një film i vitit 2013, me Michael Caine dhe Clémence Poésy, shkruar dhe drejtuar nga Sandra Nettelbeck. Përmbajtja me pak fjalë, marrë nga Wikipedia: Matthew Morgan është amerikan, një profesor në pension i Universitetit të Princetonit, i cili u zhvendos në Paris, pasi gruaja e tij u sëmur nga kanceri. Pasi u bë i ve, ai jeton i izoluar në një apartament të bukur në Saint Germain, duke u shoqëruar me disa njerëz, një zonjë që kujdeset për punët e shtëpisë çdo të mërkurë dhe një mikeshë të moshuar të gruas së tij me të cilën ha drekë në të njëjtin restorant çdo ditë të enjte. Një ditë, duke udhëtuar me autobus, ai takon një vajzë të re, Pauline, një mësuese e vallëzimit rock nga Amerika Latine për grupe të rriturish dhe të moshuarish. Mes të dyve lind një miqësi e thellë që do të ndryshojë të ardhmen e të dyve. Të tjerat nuk do t’i shkruaj për të mos hequr kënaqësinë e shikimit. Skena është mes Mateut të moshuar dhe Paulines së re. Ata nuk janë duke flirtuar dhe nuk ka asnjë keqdashje mes të dyve. Ekziston vetëm një miqësi e mrekullueshme mes një burri që i ka parë të gjitha dhe një gruaje që është e re në jetë.Skenari, që m’u duk i bukur, është si më poshtë:”Mund të mendoj shumë arsye për t’ju parë.””Oh po?”.”Unë mund të gjeja dhjetë arsye të paktën. Edhe tani. Unë mund t’i rendis ato për ju.””Mirë”.”A doni vërtet t’i dini?””Po, me të vërtetë dua t’i di.” “Mirë…Ti je e bukur. Inteligjente. Mund të të them gjithmonë, kur je e trishtuar, sepse ke një qëndrim sfidues. Kur je e lumtur çdo gjë tek ty është e lumtur, madje edhe flokët. Nuk ka asnjë grimcë të keqe te ju. Mendova se njerëz të tillë nuk kanë lindur më. Jeni me shumë humor. Kur dëgjoni, ju tregoni interes. Je e sjellshme. Dhe zemrën e mban në dorë, me këdo, gjë që më frikëson tmerrësisht”.

20 Korrik, 2024 Korespondenti-Switzerland 0

Solli në shqip, Fatmir Shqarri…

Ç’NUK

20 Korrik, 2024 Korespondenti-Switzerland 0

DËGJON NJERIU! Ç’nuk dëgjon njeriukur ësht’ pak i zgjuar.Ja ç’i thoshte djalitnjë vajzë e fejuar. -Shih peshqit e vegjëlsi notojnë përpjetë.Të gjith’ kah burimivrapojn’ në […]