Të premten dhe gjatë fundjavës reshje shiu dhe bubullima

Deri në fund të ditës, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 30 deri në 37 gradë, dhe indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura do të arrijë deri në 36 gradë.

Sinoptikanët për nesër paralajmërojnë mot të ngrohtë dhe me diell me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

Të premten dhe gjatë fundjavës, orët e pasdites do të jenë të paqëndrueshme me reshje shiu dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë kushte për stuhi me erë të fortë dhe breshër. Gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe temperatura e ditës do të bjerë për disa gradë, thonë nga DPHM.