Angellov: Të mos krijohet panik i panevojshëm, situata me zjarret nuk është alarmante

Shefi i  Qendrës për Menaxhimin e Krizave  Stojançe Angellov, njofton se situta e zjarret është e rrëndë por jo alarmante. Angellov apelon qytetarët që të mos dalin në publik me thirrje të panevojshme për tubim të njerëzve.

“Ne kemi mjaft pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë. Qytetarët mund të mos jenë të dobishëm kudo dhe ndonjëherë mund të jenë edhe pengesë. Ato mund të jenë të dobishme në mbrojtjen e zonave të banuara kur zjarri kërcënon një fshat ose si mbrëmë kur ekzistonte një mundësi e vogël që zjarri të arrinte në qytetin e Pehçevës. Në atë rast, ata mund të jenë të dobishëm në skaj të qytetit, por nuk duhet të marrin pjesë në shuarje nëse nuk pranohen nga komandantët lokalë të njësive të zjarrfikësve”, tha Angellov dhe kërkoi që të mos krijohet panik i panevojshëm.

Kanë reaguar nga partia opozitare, zëdhënësja e LSDM, Bogdanka Kuzeska, në një konferencë për media, duke e cilësuar gjendjen me zjarret si alarmante dhe shqetësuese akuzoi pushtetin se janë duke dështuar në situatën me zjarret. Kritikuan Mickoskin dhe Toshkovskin pse nuk shihen në terren.

Më shumë se 130 kilometra katrorë janë djegur, shumë zjarre janë ende aktive dhe një sipërfaqe e madhe prej më shumë se 20 mijë hektarësh është prekur. Ka të dhëna se disa prej zjarreve mund të kenë qenë zjarrvënie. Por deri më tani nuk ka asnjë informacion nga Ministria e Brendshme. Pse askush nuk është arrestuar? Pse nuk është zgjidhur asnjë rast?” – tha Kuzeska, LSDM.

Gjatë ditës në rrjetin social fb  ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkoski njoftoi qytetarët se do të ketë masa të rrepta për të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë.

”Në këto momente të vështira kur po përballemi me zjarre katastrofike, edhe një herë apeloj tek të gjithë qytetarët që të veprojnë me ndërgjegje dhe përgjegjësi. Në të njëjtën kohë dua të theksoj se MPB do të marrë masa të rrepta ndaj kujtdo që me dashje shkakton zjarre dhe kërcënon sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë” – tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Ndryshe, gjithësej janë shuar 51 zjarre e situata më të rënda për momentin janë në territorin e Pehçevës, ku qyteti ishte nën kërcënim dje në mbrëmje, Nagorican i Vjetër, Kratovë, Makedonski brod dhe Shën Nikollë.Deri më tani Serbia ka dërguar tre helikopterë për shuarjen e zjarrit dhe është paralajmëruar se në ndihmë do të vijnë një helikopter nga Çekia me kapacitet prej tre tonësh dhe dy “airtraktorë” nga Gjermania.   /tvklan.mk/