Është lënduar me thikë polici i cili kishte intervenuar gjatë një rrahje massive në qendër të Kumanovës, gjegjësisht te ndërtesa e ish-Komitetit
Gjashtë persona janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor të Kumanovës, për shkak të rrahjes masive, respektivisht për shkak “të prishjes së qetësisë dhe rendit publik”.
“Mbrëmë rreth orës 21.00, policët e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, i kanë arrestuar А.B.(30), RI.(41), D.М.(23), F.А.(30), I.B.(38) dhe Xh.S.(40), të gjithë nga Kumanova. Paraprakisht, ata e kanë prishur qetësinë dhe rendin publik, pas një përleshje fizike. Në përleshje është përfshirë edhe një e mitur, e cila me këtë rast ka përdorur mjet të fortë, me anë të së cilit e ka lënduar edhe policin gjatë ndërhyrjes. Të gjithë personat e përfshirë në rrahje, janë mbajtur në stacion, kurse pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, do të ndëmerren masat e nevojshme ligjore”, thuhet në Kumtesën e Policisë së Kumanovës.