Të martën Struga Trim Lum përballet me Pjunikun, në ndeshjet e kthimit të raundit të tretë eliminator të Ligës së Konferencës.
Struganët në ndeshjen e parë triumfuan me rezultat 2:1, teksa të njejtën gjë synojnë ta bëjnë edhe në ndeshjen e kthimit në Yerevan.
Një ditë para këtij takimi trajneri Qatip Osmai thotë se epërsia 2:1 nga ndeshja e parë në Ohër, skuadrës strugane nuk i garanton asgjë.
“Epërsia prej 2:1 nga ndeshja e parë në Ohër, skuadrës tonë nuk i garanton asgjë, ashtu që nesër ekipi ynë do të duhet të bëjë më të mirën në fushën e blertë, që në fund të sigurojë edhe kualifikimin në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës. Janë dy ekipe që luftojnë për kalimin në raundin tjetër që na pret, por megjithatë ndjenjat duhet të jenë sa më të qeta dhe të qetë të futemi në lojë. Edhe pse kemi një epërsi të vogël, i njëjti nuk është rezultat që na garanton kualfikimin në raundin tjetër, ashtu që sigurisht gjatë këtyre ditëve edhe kemi punuar dhe biseduar në atë drejtim, që neve të bëjmë çmos për kualifikim në raundin e ardhshëm”,deklaroi Osmani.