
Mesditën e kësaj të hëne është hedhur shorti për sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Sezoni i ri do të nis me dy përballje shqiptare, ku shorti deshi që Shkëndija në xhiron e parë të takohet me debutuesit e elitës, Besën e Dobërdollit dhe nga ana tjetër Shkupi përballet me Voska Sportin.
Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum kampanjën e re do ta nisin kundër Tikveshit të Kavadarit.
Në duelet tjera Brera sfidohet me Vardarin, Rabotniçki me Sileksin dhe Gostivari do ta nis në Manastir kundër Pelisterit.
Sezoni i ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut nis me 11 gusht.