Vijojnë temperaturat e larta në RMV, vetëm nesër pasdite do të ketë reshje shiu

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Vetëm nesër në orët e pasdites në disa vende vranësirat do të rriten, veçanërisht në zonat malore ku do të ketë kushte për shi afatshkurtër.

Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike nesër dhe të martën do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore (në disa vende mbi 60 km/h).

Moti sot është me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë të ndryshueshme.

Temperatura maksimale do të lëvizë prej 32 deri 39 gradë.

Në Shkup mban mot me diell dhe i nxehtë me erë të lehtë veriore.