Për vrasjen e datës 23 korrik, Prokuroria Themelore Publike Gostivar sot ka njoftuar se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj tre personave pasi që egziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale- vrasje. Personat e dyshuar janë tre vëllezër nga fshati Debreshë, nga i njëjti fshat me personin e vrarë, arsyeja e vrasjes thuhet se është një hakmarrje për shkak të keqkuptimeve për një kohë të gjatë që kanë pasur.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE GOSTIVAR
“Në ditën kritike fillimisht ka ndodhur një përleshje fizike mes njërit prej vëllezërve dhe viktimës. Pas përleshjes, i dyshuari ka telefonuar vëllezërit e tij, të cilët të revoltuar kanë marrë armë zjarri nga shtëpitë e tyre – një kallashnikov dhe një pistoletë. Të tre kanë shkuar në shtëpinë e viktimës me një veturë tip “Volvo” me targa zvicerane. Kur e kanë gjetur, kanë qëlluar drejt tij si me pistoletë ashtu edhe me automatik, duke i shkaktuar plagë të shumta me armë zjarri nga të cilat viktima ka ndërruar jetë menjëherë.”
Nga Prokuroria thonë se pas ngjarjes, tre të dyshuarit janë mbajtur në polici për 48 orësh për të kryer të gjitha ekspertizat.
Ndërkohë, nga Sektori për Punë të Brendshme njoftuan se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj presonit me inicialet S.N. 32-vjeçar dhe personit M.Xh. 24-vjeçar, pasi të njëjtit dyshohen për vrasjen në Batincë të Shkupit, që ndodhi më 1 korrik të këtij viti. Nga MPB njoftojnë se të njëjtit dyshohen edhe për armëmbajtje pa leje.