
Faton Pollozhani kandidat i mundshëm për kryetar të Strugës!
Nga burime brenda BDI-së në qendër përflitet emri i Faton Pollozhanit, ish zv.ministër për transport, si kandidat i mundshëm për kryetar të Strugës, nga grupi i vjetër ose senatorët e BDI-së në krye me Musa Xhaferin, Blerim Bexhetin, Festim Halilin.
Gjithashtu flitet se kryetari aktual tani për tani nuk mban asnjë anë dhe nuk deklarohet për betejat politike brenda BDI-së në Strugë, dhe ai mendon se është ende shumë herët të hapen këto diskutime përbrenda partisë dhe Kryetari Ali Ahmeti do ta ketë fjalën e fundit në koordinim me kryetarin aktual Merko!
