Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq pas takimit me homologun e tij maqedonas, Pançe Toshkovski, tha se ka marrëveshje që nga muaji gusht, policët e Serbisë të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas, shkruan TV21. Daçiq tha se fillimisht kjo do të zbatohet në Ohër, pasi ka numër të madh të turistëve nga Serbia.
“Për këtë edhe jemi marrë vesh, që praktikisht nga muaji gusht të fillojmë me praktikën që deri tani nuk e kemi pasur, kjo është që një numër i policëve tanë, nuk kemi asgjë kundër që kjo të jetë edhe këtu tek ne, të jenë të pranishëm gjatë sezonit të verës, aty ku ka turistë tanë, është Liqeni i Ohrit, dhe jemi marrë vesh që, më duket 3, apo sa 4, 4, e pra mirë. Këtë jemi marrë vesh që ta bëjmë bashkë me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se kurdo që ka nevojë, në këtë rast bëhet fjalë për sezonin e verës, Ohrin, por edhe anasjelltas, çfarëdo që duhet, ne jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit”, theksoi Daçiq.