Disa deputetë aktual në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, janë kërcënuar me jetë.
Kërcënimi është dërguar nëpërmjet rrugëve elektronike, në e-mail adresat e deputetëve. Rastin e ka konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më datë 25.07.2024 në ora 13.58 në Stacionin policor në Qendër, përfaqësues i njërës parti politike ka denoncuar se më datë 23.07.2024 rreth orës 18:15 nga adresë e panjohur në adresat zyrtare elektronike të disa deputetëve në Kuvendin e RMV-së, është dërguar porosi me përmbajtje kërcënuese.
Për rastin është njoftuar Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në kuadër të SPB Shkup dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rasti”, thanë nga MPB-ja.