
Kroacia i ka shpallur të padëshirueshëm tre politikanë të njohur malazez.
Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiq, kryetarin e Kuvendit Andrija Mandiq dhe deputetin e partisë që përkrah Rusinë dhe Serbinë, Milan Knezheviq.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Jashtme dhe Evropiane kroate, që i ka dërguar sot një notë Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb, shkruajnë mediat kroate.
Vendimi thuhet se është marrë për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Kroacisë dhe abuzimit të vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë.
Siç bëhet e ditur, ftohja e marrëdhënieve ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi ndodhi pasi një muaj më parë Parlamenti i Malit të Zi miratoi Rezolutën për gjenocidin në kampet Jasenovac, Dachau dhe Mauthausen.