
Më datë 24.07.2024 në ora 20:20, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin B.A. nga Tetova, i cili është denoncuar nga nëna e tij 57-vjeçare se ndaj saj është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.