Qeveria mbyll dyert për shqiptarët në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, shkarkon anëtarët e vjetër dhe nuk emëron asnjë shqiptar!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në mbledhjen e sotme ka marrë disa vendime.

Në mesin e atyre është edhe shkarkimi i kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të Fondit për Inovoacione dhe Zhvillim Teknologjik. Nga ajo që shihet në komunikatën e Qeverisë, raporton SHENJA, nga shtatë anëtarët e zgjedhur të rinj asnjëri nuk është shqiptarë.

Është shkarkuar kryetarja Monika Mlladenoviq dhe anëtarët: Fatlume Rexha Lusjani, Natasha Geshkoska, Sherefedin Ibishi, Lubomir Popovski, Dardan Selmani dhe Adrian Fazlia.

Janë emëruar: Ivo Nikollov, Bllagoja Denkovski, Kirill Kovçegarski dhe Bojana Naumoska për periudhë prej tre viteve, ndërsa Nada Cvetkoska, Marjana Gjorgjievska dhe Bllagojçe Lazoroski për periudhë prej dy viteve.