
Falënderoj të gjithë miqtë, kolegët dhe familjarët që më ngushëlluan me telefonata, mesazhe, letra e vizita për vdekjen e tim vëllai, Nuhi Vincës. Falënderoj edhe autoritetet shtetërore që e nderuan të ndjerin dhe ne si familje.
Me këtë rast po e sjell poezinë “Letër vëllait”, të shkruar në vitin 1969, kur Nuhiun dhe dy kolegë të tij i larguan nga Gjimnazi i Strugës me akuzën se ishin “nacionalistë” dhe e indoktrinonin brezin e ri. Për këtë poezi u ndalua një numër i gazetës së studentëve “Bota e re” (1969), kurse më vonë ajo u hoq nga libri im i parë, “Feniksi” (Shkup, 1972) dhe u gjend në dosjet e UDB-së.

