Deri në fund të vitit është e pamundur rritja e pagave të punonjësve të shëndetësisë dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të re kolektive, siç kërkojnë sindikatat”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ai tha se për shkak të deficitit të madh buxhetor është e pamundur të ketë rritje të pagave dhe se do të kërkojë mirëkuptim nga sindikatat.
“Shpresoj që të mos ketë shkurtime të mëdha buxhetore në shëndetësi, sepse duhet të mbijetojmë dhe të kalojmë deri në nëntor të këtij viti. Kam pasur një takim me sindikatat, do ta kem sërish dhe do t’i kërkoj mirëkuptim që ndoshta të arrijmë marrëveshje për vitin e ardhshëm. Këtë vit praktikisht është e pamundur të miratohet një marrëveshje e re kolektive, tha Taravari pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.
Megjithatë ai tha se do të ketë para për punësime në shëndetësi.