Pasi presidenti amerikan Biden njoftoi tërheqjen e tij nga fushata zgjedhore, demokratët duhet caktojnë një kandidat tjetër për t’u futur në garë dhe për t’u përballur me Trumpinnë muajin nëntor. Gjasat më të shumta i ka Kamala Harris, por ka alternativa të tjera.
Kamala Harris
59-vjeçarja, personi i dytë në hierarki pas Bidenit, është zgjedhja më e mundshme si kandidaturë e demokratëve. Në vitin 2020 ajo hyri në histori si gruaja e parë, personi i parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë indiane që merr postin e zëvendëspresidentit amerikan.
Por gjatë qëndrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë, Harris e ka pasur të vështirë të zerë vend si udhëheqëse politike e pavarur nga Bideni.
Në ditët e hershme të administratës së Bidenit, ajo u ngarkua me drejtimin e përgjigjes që Amerika i jep migracionit masiv që vjen nga Amerika Latine.
Joe Biden mbështet si kandidate për presidente Kamala Harris Fotografi: Tierney L. Cross/newscon/picture alliance
Ajo dështoi krejtësisht në uljen e migracionit dhe fushata zgjedhore e Trumpit është duke e përdorur këtë gjë kundër saj.
Që nga viti 2023 Harris ka qenë duke krijuar profilin e saj si zë për të drejtat e riprodhimit, madje duke u kthyer në zëvendëspresidentin e parë në histori që viziton një klinikë aborti, vizitë që e zhvilloi marsin e këtij viti. Identiteti i saj gjinor dhe trashëgimia mund ta ndihmojë të sigurojë më shumë mbështetje nga votuesit femra, me ngjyrë, dhe nga Azia Juglindore. Në të njëjtën kohë, karriera e saj si prokurore në Kaliforni e bën atë të jetë e hapur ndaj sulmeve që vijnë nga një pjesë e të majtës, akuza që mund të përmblidhen më mirë nën slloganin “Kamala është një police”, akuza që e ndoqën gjatë kandidimit të saj në garën presidenciale të vitit 2019.
Gretchen Whitmer
Guvernatoja e Michiganit, Gretchen Whitmer është 52 vjeç dhe me pushtet legjislativ në Partinë Demokratike. Ajo ka vënë në jetë disa politika progresive në shtetin e saj, përfshirë kredi më të mëdha taksore për familjet me të ardhura të pakta, mbrojtje më të madhe për grupet LGBTQ+, disa masa për kontrollimin e armëve, dhe sigurimin e fondeve për t’i bërë më ekologjike firmat e automobilëve me bazë në Detroit.
Governatoja e Michiganit, Gretchen Whitmer Fotografi: ANDREW CABALLERO-REYNOLDS/AFP/Getty Images
Në vitin 2020, ajo u përball me një komplot të një grupi të krahut të djathtë, të cilët e rrëmbyen dhe e nxorrën para”gjyqit” për gjoja tejkalim kompetencash, në lidhje me masat e marra për vendosjen e shtetrrethimit gjatë COVID-19 në Miçigan.
Vetëm nëntë ditë pas arrestimit të komplotistëve, Trump mbajti një miting në Miçigan ku tregoi edhe një here qëndrimin e tij kritik ndaj politikës që Whitmerit ka përdorur gjatë pandemisë, duke u thënë mbështetësve të tij “futeni brenda”.
Whitmer ka ende popullaritet në Miçigan, një shtet ku të dy partitë kryesore kanë mbështetje gati të njëjtë, dhe pritet të kandidojë për presidente në vitin 2028. Duke ndjekur debatin aktual Trump- Biden, sipërmarrja mediatike, Politico citoi një burim që nuk e thotë emrin, sipas të cilit Whitmer është ankuar duke thënë se Bideni nuk do të jetë në gjendje të fitojë në Miçigan.
Whitmer e hodhi poshtë këtë pretendim si të gabuar. “Unë jam krenare të mbështes Joe Bidenin në kandidimin e tij dhe jam 100 përqind krah të tij në luftën për të mposhtur Donald Trumpin,” tha ajo në një deklaratë.
Gavin Newsom
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom e mbrojti me shpejtësi Bidenin në debatet që pasuar dhe nuk u mor me thirrjet për të hequr dorë. “Ju nuk i ktheni kurrizin (kandidatit tuaj) për shkak të një aktiviteti. Çfarë lloj partie e bën këtë gjë?” i tha Newsom kanalit televiziv amerikan, MSNBC.
Guvernatori Gavin Newsom Fotografi: Marco Bello/REUTERS
Sidoqë të jetë, Newsom përmendet shpesh si pasardhës i mundshëm nëse Bideni heq dorë. 56-vjeçari ka punuar në biznes dhe ka shërbyer si Kryetar Bashkie i San Franciskos, para se të zgjidhej dhe rizgjidhej guvernator i Kalifornisë, shtetit më të populluar dhe më të pasur të Amerikës.
Por lidhjet e biznesit të Newsomit dhe karriera politike mund të përdoren kundër tij nga fushata e Trumpit, sidomos për çështjen e rritjes së numrit të të pastrehëve në shtetin e tij dhe shtimin e vjedhjeve nëpër dyqane në San Francisko.
JB Pritzker
Guvernatori i Ilinoisit, Jay Robert “JB” Pritzker ka lindur në një nga familjet më të pasura të botës. 59-vjeçari është trashëgimtar i pasurisë së Hoteleve Hyatt dhe ka një rrjet me vlerë prej rreth 3,5 miliardë dollarësh (2.78 miliardë euro), siç vlerëson revista e bizneseve, Forbes.