EURO 2024/ Policia parandaloi sulm terrorist në Berlin

Policia gjermane arriti të parandalonte një sulm terrorist të ISIS përpara finales së Euro 2024 në Berlin.

Forcat Speciale arrestuan tre persona të dyshuar se po organizonin një sulm ndaj tifozëve anglezë.

Frika e agjentëve ishte se terroristët do të godisnin në vendin ku qëndronin fansat anglezë në ‘Braidshaid-platz’.

Policia kreu kontrolle edhe në disa banesa në Potsdam, ku ishte në kërkim të pesë personave për të cilët kishte informacion se ishin mbështetës të organizatës terroriste, raporton tabloidi “The Sun”.

Të dyshuarit ishin nën vëzhgimin e policisë disa ditë përpara se finalja të luhej dhe autoritetet kanë vendosur t’i lënë në liri me kusht.

Në vitin 2016, 12 persona u vranë dhe 56 u plagosën rëndë pasi xhihadistët u futën në turmë me një kamion në një treg Krishtlindjesh në ‘Braidshaid-platz’.

Ndërkohë vëmendja tani është përqendruar në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi terroristët kanë kërcënuar se e kanë eventin nën shënjestër.

45 mijë forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e olimpiadës, që do të zgjasë për një periudhë dy javore./Klan News/