

Mësohet se pas vlerësimeve të fundit nga FIFA, Zvicra ngjitet me katër vende, me Argjentinën ende në krye, përcjell albinfo.ch.
Pas arritjes në çerekfinale të Euro 2024, Zvicra u rikthye në top 15-shen e renditjes së FIFA-
Falë fitoreve ndaj Hungarisë dhe Italisë dhe barazimit me Gjermaninë, Zvicra u ngjit në vendin e 15-të, duke kaluar Shtetet e Bashkuara, Meksikën, Japoninë dhe Senegalin.
Argjentina është ende në komandë, përpara Francës dhe Spanjës, e cila fitoi pesë vende duke u bërë kampione evropiane. E katërta është Anglia, e cila kaloi Brazilin.