Një aksident automobilistik ka ndodhur në Tiranë, ku një mjet përfundoi duke dëmtuar dy biznese. Sipas njoftimit të policisë, pas verifikimit me testin e drogës, drejtuesi i mjetit rezultoi nën efektin e lëndës narkotike “T3A AMP”. Shoferi është arrestuar nga policia, ndërsa akuzohet për veprën penale “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Policia shtoi se nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale tek dy bizneset ku ka përfunduar mjeti.
Njoftimi i policisë
Shkon në 120 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Drejtuesi i automjetit me iniciale A.L, është përfshirë në përplasje duke dëmtuar dy biznese duke i shkaktuar dëme materiale.
Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T3A AMP”.
Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.