
ryeministr Izet Mexhiti fton mërgimtarët në takim në Çarshinë e Shkupit. Takimi është caktuar nesër në ora 19 e 30, transmeton Lideri.mk, në zemër të Çarshisë së Shkupit, te Xhamia Arasta.
“Të dashur mërgimtarë,
Ju ftoj në bashkëbisedim vëllazëror në Çarshinë e Vjetër të Shkupit (Te Arasta), nesër me fillim në ora 19:30.
Ju mirëpres e shihemi nesër.
#MërgataJonë”, ka shkruar Mexhiti në ftesën e tij zyrtare.