Festivali, ” Këngë Jeho”- Strugë 2024, pa kapistall!

Ky artikull është një borxh ndaj vetes sime si Poet. Asgjë të keqe ndaj Festivalit si emër. Ky Festival, ashtu si edhe të tjerët që organizohen në të gjithë Shqiptarinë, është pjesë e kulturës së Kombit tonë, gjë që edhe unë vetë jam pjesë e pandarë. Ky artikull ka të bëj me revoltën time ndaj një padrejtsie, sado e vogël, sado që të ket qënë një lëshim pa dashje apo ndoshta edhe i qëllimshëm nga ana e stafit organizativ, ndërgjegja ime nuk do flinte e qetë pa reaguar.  

Hapjen e Festivalit e bëri Artisti Xhevat Limani me dy poezi të mrekullueshme, të fuqishme dhe plot emocione të, Ismail Kadaresë. Pas tij u prezentua edhe Artisti, Pajazit Murtishi, i cili recitoj shkëlqyeshëm poezinë: ” Më prit Strugë” të Poetit Strugan- Ibrahim Abedini. Çdo gjë ishte në rregull deri në fund të recitimit. Por e tërë bukuria, thelbi, domethënia që poezisë i jepte tërë fuqinë, në fund u dhie. Nuk u përmend aspak emri i autorit të poezisë, gjë që duhej të publikohej që në fillim ose edhe në fund të recitimit nga moderatorja që udhëhiqte programin. Ky gjest i shëmtuar që e shëmton edhe vetë Festivalin nuk duhej të ndodhte as rastësisht dhe as qëllimisht, se po të ishte ashtu(i qëllimshëm, xheloz dhe tendencioz) duhej të mos futej fare në program për t`u lexuar. Nuk duhej të anashkalohej emri i Poetit Strugan kurrsesi, as nga Artisti, 


2/3

Pajazit Murtishi që e interpretoj, as nga Drejtori i Festivalit Zini Jusufi që nuk reagoj kur unë i tregova fill pas recitimit, as nga Regjizori Nikoll Leshi ( të cilin as që e njoh) që nuk e regjistroj emrin e autorit edhe kur iu tha personalisht nga Pajazit Murtishi( gjithnjë sipas fjalëve të Artistit recitues) dhe as nga juria që e pranoj si të tillë poezin time që të recitohej pa emër, sikur të ishte marrë nga udha nga një autor anonim apo nga një kalimtar rasti. Nuk dua të shaj Festivalin, por as nuk dua të hesht para kësaj padrejtësie si autor i poezisë. Të recitosh një poezi në një event të tillë me emër ndërkombëtar, para një publiku të madh Strugan, kërkohet maturi, pjekuri dhe seriozitet, gjë që unë nuk e quaj si një lëshim, apo gabim të vogël, por e regjistroj si, thyerje rregulli dhe padrejtsi ndaj autorit të poezisë. Poezia, Më prit Strugë”, është e botuar në përmbledhjen me poezi: ” Rrugicave të botës sime&për një jetë të re”në vitin- 2022 dhe nuk mund të merret si një poezi pa emër dhe pa autor, ose thjesht të lexohet si, një poezi e dikujt tjetër! Dhe më e keqeja ishte se, Autori i poezisë ishte i ulur në rradhen e parë të publikut, bashkë me Konsullin e Rrepublikës së Kosovës, në MKV dhe përfaqsuesin e ministrisë së kulturës të Maqedonisë Veriore si dhe me Drejtorin e festivalit, Zini Jusufi. Unë si autor i Poezisë u ndjeva mirë kur e dëgjova poezinë që u lexua me shpirt poetik nga Artisti recitues, por u ndjeva shumë keq kur nuk e dëgjova emrin tim si krijues. Gjatë rrjedhës së programit i shkrova në msxh Artistit, Pajazit Murtishi se, përse i rrëshqiti pa e cekur fare autorin e poezisë? 

  • – Me këtë koment që iu më posht m`u përgjigj Artisti: 
  • – E porosita regjisorin dhe konferencieren 10 here qe mos harroni autorin para intrudikcionit tim !!! Se aktori sguxon asnjëhere të prezantoj as veten as aktorin.Dhe ky është parim.Pyete Leshin sa here i thash mos harro autorin. 
  • – Unë si autor i poezisë me plot të drejtë pyes:  
  • – – Kush është ky farë Regjisori Leshi, apo zonja moderatore që marrin të drejtën e autorsisë sime dhe të fshijnë emrin tim si autor i poezisë, një poezi që u recitua para publikut Strugan, para mediave televizive që e ndiqnin Festivalin dhe para vetë autorit që i dha shpirt poezisë në natën e parë të saj? 
  • – Nuk dua të shaj Festivalin as të shaj Artistin por me këtë gjest jo të pëlqyeshëm që hodhën posht emrin e Poetit të 17 veprave që ka pas vetes, dhe që në çdo vepër ka ngritur lartë Strugën dhe Struganët padyshim, ata që e lan në harresë emrin e Poetit i rrëzojnë posht vlerat e këtij Festivali me emër ndërkombëtar. 
  • – Nëse dikush u mundua të më bind se, Regjizori Nikoll Leshi apo edhe moderatorja, të cilës nuk ia di as emrin e mbiemrin, nuk e ka futur emrin e autorsisë së poezisë sime, se ”kështu qenkan rregullat e Festivalit”, atëherë unë pyes opinionin publik: 

3/3

  • – – Mos vallë Artisti Xhevat Limani që e permendi disa herë emrin e Ismail Kadaresë para dhe pas recitimit që ai bëri dy poezive të tij, theu rregullat e Festivalit? 

I ndodhur në një situatë të pa pëlqyer dhe i thyer, unë si Autor, si Poet, e pyeta Drejtorin e Festivalit Zini JUsufin, ashtu siç ishim të ulur në rendin e parë dhe ashtu siç ishim duke e ndjekur natën e parë të Festivalit: 

  • – Si ka mundësi që Regjizori të heq emrin e autorsisë sime pa të drejtën time? 
  • – Drejtori m´u përgjigj: 
  • – Citat:- Edhe sikur Regjizori Leshi të kishte dhënë urdhër që emri im të mos përmendej, është e drejta e Artistit që në fund të recitimit të poezisë suaj të përmendte edhe emrin tuaj, si autor i poezisë! 
  • – Me Artistin, Pajazit Murtishi u morëm vesh që në fillim kur më kërkoj të drejtën e poezisë për ta recituar që, gjithsesi dhe pa dyshim emri im i autorsisë të përmendej! 
  • – Dhe pa dyshimm se mua si Autor më ka revoltur dhe m´u duk si një gjest i qëllimshëm nga ana e atij/atyre që qëllimisht( ose që u pengonte emri i Poetit) në këtë Festival të 33-të me rradhë që u mbajt më datë 2024/07/19 në Strugë! 
  • – Uroj që të tilla ”gabime” të mos ndodhin dhe Poetët të mos nënvlersohen! 
  • –                                                    Shkruar nga Ibrahim Abedini-Poeti Strugan 
  • –                                                      Zagraçan/20/07/2024