Aksidentohet në Itali autobusi me turistë nga Shqipëria, 16 të lënduar

Një autobus me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident rrugo në Itali, ku të lënduar kanë mbetur 16 persona.

Sipas mediave italiane, asnjë nga të lënduarit nuk është në gjendje të rëndë, teksa shkaktar i aksidentit dyshohet të jenë frenat e autobusit, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar me autoambulancë në spitalin e Catanias.