Në Londër pata një takim me LT Mbretin e Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Lideri.mk.
“Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, gjatë së cilës u diskutua për disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha të ndryshme.
Ky takim paraqet një njohje të rëndësishme për Maqedoninë dhe është konfirmim i bashkëpunimit dhe miqësisë së përforcuar me Mbretërinë e Bashkuar”, ka theksuar kryeministri Mickoski