Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti thotë se ka kërkuar që formimi i Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive tvendoset si pikë e parë e rendit të ditës, ndërkohë që ishte në të gashtin. Dauti tha se shumica parlamentare po e zvarrit formimin e këtij komiteti ku tha se përveç deputetëve të VMRO-së, kundër propozimit të saj votuan edhe kolegët nga VLEN, Halil Snopçe dhe Rijad Shaqiri.

“Shumica parlamentare zvarrit formimin e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, VLEN voton kundër përshpejtimit. Kujt i pengon Komiteti?

Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, formimi i Komitetit ishte vendosur si pikë e gjashtë e rendit të ditës. Unë propozova që kjo pikë të vendoset e para dhe Komiteti të formohet sa më shpejtë, pasi në Kuvend janë në pritje ligje të cilat duhet domosdo të kalojnë në Komitet si mekanizëm i vetëm për mbrojtje të bashkësive jo shumicë nga mbivotimi dhe majorizimi.
Fatkeqësisht, përveç deputetëve të VMRO, kundër propozimit tim votuan edhe dy kolegët nga VLEN, Halil Snopçe dhe Rijad Shaqiri”, tha Dauti.