
“🇲🇰 🇹🇷 Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve, si dhe zotimet për forcimin e bashkëpunimit në nivel politik dhe ekonomik, ishin në fokus të bisedës së sotme telefonike me kolegun tim, ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Në të njëjtën kohë, shpreha mirënjohjen time për ndihmën e dhënë në përballjen e zjarreve në vend, e cila është edhe një konfirmim i mëtejshëm i solidaritetit dhe miqësisë së kahmotshme mes dy vendeve.
Me ministrin, gjithashtu biseduam edhe për aleancën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer brenda NATO-s, gjë që u riafirmua edhe në Samitin në Uashington. Gjithashtu, theksuam përpjekjet e përbashkëta mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe ruajtes së stabilitetit transatlantik dhe rajonal”, ka shkruar në profilin e tij social facebook, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski.